A do të thyhet super rekordi i Real Madridit në Champions League?

Skuadra e Real Madridit fillon sezonin e ri të Champions Leagues nesër me fillim nga ora 20:45, pasi takohet me Apoel në fazën e grupeve të këtij kompeticioni evropian, shkruan Sovrani.info

Ekipi i Zidane i fillon këtë edicion me objektivin për ta fituar atë tre herë radhazi.

Real Madrid mban një rekord mjaft interesant sa i përket fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Spanja nuk ka humbur në Chl që nga viti 2012.

Qe 5 edicione skuadra e Real Madrid ka zhvilluar 27 takime në grupe, ku ka grumbulluar 22 fitore dhe 7 barazime.

Ekipi madrilen ka në grup, Tottenhamin, Dortmundin dhe Apoelin.

A do të ndalet Real Madridi, apo do të vazhdojë serinë pozitive, atëherë mbetet të na konfirmojnë takimet e radhës./Sovrani.info

Comments

comments

SHPERNDAJ
Artikulli i meparshemSulmi i frikshëm i PSG-së (Foto)