TEATRI ANTIK PËR JAZ KUARTETIN “FOURPLAY”

Mehmet Latifi-INA

Skena e Teatrit Antik në Ohër, do të grumbullojë emra të mëdhenj të muzikës, teatrit, dramaturgjisë etj, në hapjen e edicionit të 57 të festivalit ndërkombëtar muzikoro skenik, “Vera e Ohrit”.

Tashmë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të dekadës së parë të festivalit kanë arritur në Ohër, për tu akomoduar dhe ambijentuar.Ndër të tjerë, ka arritur edhe Jaz kuarteti “Fourplay” në përbërje të cilit janë: Bob James (klaviatur), Nathan East (bas), Chuck Loeb (gitar) dhe Harvey Mason (bateri-tupana) së bashku me dirigjentin Emin Xhijan që do të shoqërohen edhe nga Filharmonia e Maqedonisë.

Gjatë 40 ditëve të këtij festivali do të defilojnë shumë emrta të njohur  të muzikës, artit skenik dhe dramaturgjisë botërore, por për sa i përket përfaqsimit të shqiptarëve, këtë vit në këtë festival merr pjesë vetëm Blerim Grubi-violë, i shoqëruar nga Maria Vrshkova –piano dhe asnjë ansambël ose artist tjetër shqiptar nga hapsira shqiptare.

Për sa i përket Teatrit Shqiptar nga Shkupi, që vazhdimisht kanë qënë pjesë e këtij festivali, këtë vit, Teatri Shqiptar, pikërisht më 12 korrik shënon “ditëlindjen”-themelimin, respektivisht premierën e parë dhe në këtë përvjetor, kanë vendosur që ti kushtohen manifestimit të përvjetorit të themelimit, për tu shmangur angazhimeve shtesë për festival.

Vite më përpara nuk kanë munguar  emrat e artistëve shqiptar, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat evropiane dhe botërore që kanë marrë pjesë në këtë festival siç  janë: sopranoja Inva Mula, regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi, Teatri Shqiptar nga Shkupi, kitaristi Admir Toçi, Orkestri Kamertal nga Tirana, tre tenorët: Agim Hushi-Kastriot Tusha dhe Adrian Xhema e shumë të tjerë, por sivjet mbetet vetëm pjeëmarrja e Blerim Grubit, koncerti i të cilit do të mbahet më 19 gusht, ditën e parafundit të festivalit.

Gjatë 40 ditëve të festivalit janë paraparë 33 koncerte me afrtistë nga shumë vende të botës, 9 shfaqe teatrore, 2 shfaqe baleti, ekspozita dhe filmi dokumentar për margaritarët e Ohrit dhe përmbajtje tjera sipas përzgjedhjes së selektorëve të muzikës dhe dramës, Gjorgji Cuckovski dhe Zoran Lutkov.

Sipas fjalëvë të drejtorit të festivalit, Oliver Arsovski, ky festival mbahet nën patronatin e presidentit të shtetit, mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës së RM-së dhe sponsorëve të shumtë, përfshirë T-mobile, EVN, etj.(INA)

Comments

comments