Teatri Shqiptar nga Shkupi në festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Antali

Nga data 20 deri më 24 maj, trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi do të qëndrojë në Turqi, ku më 22 dhe 23 maj, do të merr pjesë në festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Antali të Turqisë me pjesën e William Shakespeare (Uilliam Shkespirit), “Makbethi”.

Kjo shfaqe e realizuar në Teatrin Shqiptar në Shkup, vitin e kaluar ka qënë pjesëmarrëse në festivalin e Teatrove në Adana të Turqisë, ku për tre net rrjesht ka mahnitë publikun  artëdashës që e ka përcjellë me duartrokitje frenetike.

Tragjedia e William Shakespeare është realizuar në Teatrin Shqiptar, me rastin e shënimit të 65 vjetorit të Teatrit Shqiptar dhe për nderë të 400 vjetorit të vdekjes së autorit.

Në rolet kryesore paraqiten: Muzhajdin Qamili – Muqi, Teuta Ajdini Jegeni, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Zarije Jonuzi, Bekim Dardhishta, Genci Mirzo, Visar Etemi, Drita Kaba Karaga , Dritero Ame, Fisnik Zeqiri etj, ndërsa regjinë e kësaj tragjedie e ka bërë regjisorja mysafire nga Bullgaria,  Diana Dobreva.

makbeth 2 makbeth

Comments

comments