TEC “Osllomej” po helmon 15 fshatra shqiptare, banorët po heshtin! (FOTO)

Termocentrali “Osllomej” është një nga ndotësit më të mëdhenjë në rajonin e Kërçovës. Shumë fshatra shqiptare kanë probleme me ndotjen që shkaktohet nga ky ndotës që me dekada po helmon banorët, dhe po ndikon edhe në tokat pjellore, informon INA.

Lidhur me praninë e tij dhe tumnajën që vazhdimisht e lëshon pa asnjë kontroll institucional kanë reaguar banorë dhe shoqata joqeveritare, por asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i tyre. Komuna e Kërçovës disa herë ka pasur mosmarrëveshje me këtë ndotës, por gjithçka kishte të bënte me disa punësime të realizuara, për të punësuar punëtor shqiptarë, pasi që si kombinat ai ishte i mbyllur për punëtorë shqiptarë dhe ishte hapur ekskluzivisht për të punësuar maqedonasit e këtyre zonave, që ishin ardhacak.

Reagimin e tij për ndotjen që po shkakton e ka bërë edhe veprimtari Gafurr Adili, i cili shqetësimin e tij e ka shprehur përmes facebook, duke shkruar se 15 fshatra po ndoten dhe po helmohen banorët e tyre shqiptarë.

“Eshte ndertuar ne vitet 70-te dhe, edhe pse eshte i ndertuar ne kete zone me mbi 15 fshatra shqiptare, fshatra qe i ka helmuar e po i helmon (per me shume se 4 dekada) me tymin qe e nxjerr (siç po shifet edhe ne kete foto), nga dy mije (2.000) sa jane te punesuar ne kete TEC, vetem 200 te punesuar jane shqiptare.”, ka shkruar Adili. (INA)

24232703_545229995826427_653238204937415923_n TEC Osllome

Comments

comments