
Windows 8 Pro vetëm 40 dollarë
Microsoft ka njoftuar për një çmim interesant rreth azhurnimit në Windows 8. Kushdo që posedon njërin prej sistemeve operative XP, Vista apo Windows 7, mund t'i azhurnoj ato në Windows 8 për vetëm 40 dollarë, çmim ky që e bënë Windows-in më të lirë ndonjëherë.
Pas së gjithash, shitja e sistemit operativ është një biznes i frytshëm, por shumë biznese dhe përdorues privat sapo e kanë azhurnuar sistemin e tyre në Wndows 7, dhe shumë të tjerë po punojnë ende në Windows XP. Kostoja e azhurnimit mund të jetë një pengesë kyçe nëqoftëse Microsoft nuk kap një audiencë të madhe për Windows 8.
Po nëse Microsoft ofron një “aminsti”, për gjithë përdoruesit e vet, kjo mund të nxisë shitjet që i duhen Windows 8 të bëhet sistemi operativ më popullor. Veçanërisht, ky është versioni Pro, jo ai i liri RT që është i dizajnuar kryesisht për tabletët.
Blerja e Windows 8 është shumë e lehtë, ju vetëm duhet të shkoni në Windows.com, paguani 40 dollarë, dhe Microsoft menjëherë do t’ju dërgoj instalimin e sistemit operativ.
Nëse kërkoni DVD, ju mund ta shkruani vet ose të paguani një shtesë prej 30 dollarësh për një kopje në dyqanin përkatës. Oferta vazhdon deri më 31 janar 2013, andaj keni mjaft kohë në dispozicion për të vendosur. (PCWorld Albanian)
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj