Telashe të tjera për Trump, ka paguar 130 mijë dollarë pornostaren që të mos flas për takimet e tyre

0
5

Nuk kanë fund telashet për presidentin e SHBA. Së fundmi media kanë publikuar lajmin se avokati i Donald Trump raportohet ta ketë paguar 130.000 dollarë një ish-pornostar si pjesë të një marrëveshje për të ndaluar atë të flas publikisht për takimet seksuale me Trump.

Sipas The Wall Street Journal, avokati i Organizatës Trump, Michael Cohen ka paguar në tetorin e vitit 2016 Stephanie Clifford në këmbim të heshtjes së saj.

Avokati Cohen nuk ka komentuar raportimet, por nëpërmjet një deklarate tha se ‘Trump sërish ka mohuar’ një aferë seksuale me Clifford. Njësoj, edhe Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet duke i quajtur ‘raporte të vjetra’.

Një numër femrash kanë akuzuar Trumpin për favore seksuale, dyshime të cilat Trump gjithmonë i ka hedhur poshtë.

Comments

comments