Tensione, manipulime dhe shantazhe, anëtarësia e Lëvizjes BESA në hall?!

0

“Jam një anëtar i Lëvizjes BESA dhe ditëve të fundit jam nën presione të mëdha. Njëri grup i udhëhequr nga Kasami po më kërkon me çdo kusht me iu bashkëngjit dhe me shku në Kongres, duke më ofru lloj lloj premtime se kemi me hy në Qeveri e ka me u bo mirë, por edhe tjetri grup njësoj po më kërkojnë çdo ditë, me të njejtin avaz se ata do të rriten, ata janë BESA e vërtetë. Jam në hall dhe ndoshta përmes kësaj letre dua të ngre zërin e revoltës”, thotë një anëtar i Lëvizjes BESA përmes një mesazhi të shkruar në INA, duke theksuar se nuk do që ti publikohet profili i tij.

Por sipas tij, kështu ndodhë edhe me anëtarë të tjerë, miq e farefis të tij.  Ai thotë se dëshira e madhe të ishin bashkuar, por e pranon se kurrë ska me ndodhë.

Se po ndodhë kjo situatë tashmë është pranuar edhe në dyja anët e përçarë të kësaj partie. Por gjithçka do të jetë definitive me mbajtjen e Kongreseve paralele. Krahu i “Bilall Kasamit” thotë se Kongresi i parë i partisë është paraparë që të mbahet më 24 shkurt në Shkup, edhe atë me pëlqimin e të dy palëve gjatë mbledhjeve të janarit. Ndërsa krahu i Kahremanit” ka thirrur Kongresin më 18 shkurt në Tetovë. (INA)

 

Komentet

komentet