Tensione mes gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shkupit, pritet të shpërthejë?!

0

Tensione dhe padurueshmëri po mbretëron në Gjykatën Penale në Shkup. Kjo po ndodhë për shkak të transferimeve dhe ndërrimit të vendeve të gjykatësve, raportojnë të punësuar për portalin Dossier.

Ditëve të fundit po ndodhin transferime të mëdha të gjykatësve dhe administratorëve. Situata është tejet e tensionuar, pasi që kanë shpërthyer pakënaqësi dhe mëri mes gjykatësve, duke akuzuar njëri tjetrit. Kjo situatë po reflektohet edhe në korridoret e gjykatës, ku çdo gjykatës dhe administratorë nga zyrat e tyre po nxjerrin edhe tavolinat e karriges e punës, përfshirë edhe me inventarin tjetër. Një punonjës gjykate theksoi se ka zënka dhe situata të pakëndshme që po ndodhin edhe në sy të qytetarëve.

Atmosfera ka qenë më tensionuese ditëve të fundit, kur disa nga gjykatësit që janë emëruar në detyra të reja, pa pyetur dhe pa pritur, i kanë nxjerrur nga zyrat të gjitha gjësendet e kolegëve të tyre të larguar. Por disa të tjerë kanë larguar vetë të gjithë inventarin nga zyrat e tyre.

Kryetari i kësaj gjykate, Ivano Xholev është treguar i pafuqishëm për tu ballafaquar me këtë problem tensionues. Për shkak të këtij kaosi lëndët e caktuara për këtë muaj janë shtyer për muajin mars dhe muajt e tjerë. (INA)