Tensione mes Serbisë e Kroacisë. Kryeministri kroat: Operacioni ‘Stuhia’ shkatërroi ëndrrën e Serbisë së Madhe

Serbia dhe Kroacia janë përfshirë së fundmi në një tjetër përplasje që i shtohet tensioneve edhe kështu të larta. Kësaj radhe është një deklaratë e kryeministrit kroat, Plenkoviç, gjatë një fjale me rastin e përvjetorit të operacionit Stuhia, që ka trazuar ujërat.

Plenkoviç deklaroi se operacioni në fjalë parandaloi një Serbrenicë të re në Bihaç dhe se ai shkatërroi ëndrrën e Serbisë së Madhe. Dy vendet duken të dënuar për të qenë të ndarë, pasi ndërkohë e ka Ditë të Fitores, Serbia e ka Ditë të Kujtesës, në nderim siç thonë serbët të 2,000 serbëve të vrarë dhe 200,000 të dëbuarve nga Kroacia.

Ministri serb, Nebojsha Stefanoviç, ka kërkuar nga autoritetet kroate të marrin qëndrim të qartë ndaj krimeve të kryera në atë ofensivë në vend se të festojnë diçka që përfaqëson një fatkeqësi për serbët. Reagime ka përcjellë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, sipas të cilit kryeministri Andrej Plenkoviç spekullon, pasi nëse më parë serbët ishin një popullsi konsistente që jetonte në Kroaci prej shekujsh, tani përbën vetëm pesë përqind. Ai e ka quajtur operacionin si spastrimin më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dy vendet përballen edhe për çështje të qëndrimeve dhe ngjarjeve të viteve dyzet.

Comments

comments