Tensionet dhe bllokim të rrugës në Gjorçe Petrov të Shkupit, policia largohet/VIDEO

0

Banorët e lagjes së Gjorçe Petrovit të revoltuar nga aksidentimi i një fëmije 10 vjeçar kanë bllokuar me makinat e tyre rrugën “Boris Serafov”, ku ndodhi aksidenti. Ata në shenjë revolte janë irituar edhe nga policia, e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre për vendosjen e semaforëve dhe ndalesave në rrugë, informon INA.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pak orë më parë pasi që kishte ndodhur aksidenti, por banorët kanë reaguar të revotluar ndaj policisë. Ekipet e posaçme policore për kryerjen e ekspertizës janë larguar nga vendi i ngjarjes, pasi që nuk ka pusuar kushte për pune nga turma e tubuar.