Tentim vrasje në Ferizaj, ky është personi i plagosur

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:50, në qytetin e Ferizajt një person 37 vjeçar me inicialet I.M është plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në emergjencë dhe pastaj transferohet në QKUK në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

I dyshuari për plagosjen e 37 vjeçarit është A.Z, 29 vjeç, dhe i njëjti është ndaluar nga policia për 48 orë deri në masën tjetër. Sipas policisë, të shtënave me armë në mes të dy personave u ka paraprirë një mosmarrëveshje e çastit.

Kjo është komunikata e policisë nga rajoni i Ferizajt:

Me 13.07.2017 rreth orës 18:50, në rrugën “12 Qershori” të Ferizajt ka ndodhur një rast “Vrasje në tentativë”, me ç’rast nga e shtëna me armë zjarri është plagosur (I.M. 37 vjeç) nga Ferizaj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në emergjencë dhe pastaj transferohet në QKUK në Prishtinë.

Policia iu ka përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë pistolete.
Sipas raporteve të para të hetuesëve policor në vendin e ngjarjes, rastit i ka parapri një mosmarveshje e qastit.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes,por policia ka arritur të arrestojë pas një kohe të shkurtë dhe bëhet fjalë për (A.Z. 29 vjeç) si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Arma e konfiskuar është e markës EKOL TUNA 8mm me një karikator dhe dy fishekë.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me rastin si dhe ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë.

Comments

comments