Tërmeti në kufirin Iran-Irak, më vdekjeprurësi i vitit 2017

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur të dielën në kufirin Iran-Irak, duke lënë të vdekur më shumë se 400 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 7000 të tjerë.

Ekipe të shumta me ndihma janë drejtuar te vendi i shkatërruar.

Ky tërmet ishte më vdekjeprurësi në vitin 2017, raporton BBC.

Shumica e njerëzve ishin në Sarpol-e-Zahab, një qytet 15 kilometra larg kufirit. Edhe spitali kryesor i qytetit ishte dëmtuar, duke shkaktuar tollovi të shumta për trajtimin e qindra të lënduarve, transmeton Albinfo.ch.

Shumë ndërtesa në qytet tashmë janë rrafshuar, ndërsa nuk ka as ujë të pijes dhe rrymë.

Një agjenci humanitare ka thënë se rreth 70 mijë njerëz kanë kërkuar strehë pas tërmetit.

Në zonën 100 kilometra prej ku ishte epiqendra e tërmetit jetojnë 1.8 milionë njerëz. Dridhjet u ndien edhe në Turqi, Izrael dhe Kuvajt. /Albinfo/

Comments

comments