Tetovari Rene Rexhepi e bën pjatalarësin e tij ortak të “Noma 2”

Mehmet Latifi -Iliria News Agency

Rene Rexhepi  ia falë një restoran të tij, larësit të enëve Ali Sonko.  Larësi i enëve bëhet bashkëpronar i restoranit më të mirë në botë, njofton agjencia e lajmeve INA. 

Kuzhinieri shqiptar  me famë botërore me prejardhje nga Tetova, Rene Rexhepi,  ka habitur tërë botën me gjestin e tij, dhe vendimin që ka sjellur, që nje pjesë të restoranit të tij të njohur në tërë botën “Noma”, tia falë larësit të enëve, Ali Sonko!

Ali Sonko është  62 vjeçar dhe është larës i enëve me preajrdhje nga Gambia, i cili 12 vitet e fundit ka punuar në restoranin e Rene Rexhepit “Noma”. Fjala është për objektin e njohur hotelierik në Danimarkë, që revista prestigjioze “Restaurant” e ka shpallur restorantin më të mirë në botë për vitet: 2010., 2011., 2012. i 2014.

Pronar i “Noma” është kuzhinieri i famshëm me preajrdhje shqiptare, Rene Rexhepi, i cili restorantin do ta zhvendosë në një adresë të re – në farmën e tij urbane në Kopenhagë. Të gjithë të punësuarit por edhe mediumet në botë ai i ka habitur kur Aliun (Ali Sonko) e ka inkuadruar si partner dhe bashkëpronar të restoranit.

Aliu është zemra e Nomës, mendoj që njerzit kuptojnë se çfarë domethënje ka që e kemi në ekipin tonë. Ai është gjithnjë i buzëqeshur. Poashtu, babai im quhet Ali dhe poashtu ka filluar punë si larës i enëve kur ka ardhur në Danimarkë-ka sqaruar Rene Rexhepi.

Gjatë një kokteji, me rastin e mbylljes së restoranit “Noma” në kolacionin e vjetër dhe prezantimit të lokacionit të ri të restoranit “Noma” që do të hapet më 1 dhjetor të këtij viti-2017, Rene Rexhepi si bashkëpronar i ka prezantuar edhe shefin e shërbimit të restoranit Lau Richter  dhe menagerin  James Speadbury.
Restorani i ri  “Noma” është paramenduar si restoran në dhjetra kasolla-kolibe të vogla, ku do të shërbehet ushqimi varësisht nga sezoni vjetor-nga stinat e vitit dhe nga aryikujt ushqimor që do të disponojnë. Pjesa mëe madhe e artikujve ushqimor do të prodhohen në serat e restorantit që është ideuar në çati, dhe do të pregatiten në laboratorin për fermentim  ndërsa planifikohet edhe një fushë lundruese, që do të ndërtohet mbi lundra-mjete lundruese në ujë. (INA)

Comments

comments