Teuta Arifi gruaja e politikës shqiptare…

Nga Urim Saliu/
Teuta Arifi , si politikane nuk përbën lajm, por lajmi është te një grua që vepron në terrenin e vështirë të politikës.Një e tillë që i tha jo regjimit pas zgjedhjeve të dhjetorit kur partia e saj kishte ndarë qeverisjen.Të tillën qeverisje që kishte rrënuar Komunat shqiptare duke i shndërruar në vende getoje dhe harrimi .Ai sistem që vinte vetëm në fatkeqësi në zonat e përmbytura shqiptare , më shumë për spote publicitare ose sa për të thënë se ja ne kujdesemi për gjithë zonat e Maqedonisë. Teuta Arifi gjatë gjithë kohës qe kundër tyre.Ajo është një grua që udhëheq qytetin kryesorë të shqiptarëve në Maqedoni.Ajo veproi në një moment delikat mes krizash të shumta politike të shtetit që ndërlidheshin drejtëpërdrejtë edhe me funksionimin e institucioneve tjera sic janë komunat.Përplasjet lartë, ndjeheshin te politikat lokale poshtë .Teuta Arifi qe kundërshtare e rreptë dhe zëri ndryshe kundër partisë maqedonase , atë subjekt që të gjithë drejtonin gishtin si përgjegjësi kryesorë i poshtërimit shqiptarë.
Në qeverisje me t’a, ajo qe zëri kundër .Ajo këtë e dinte më së miri për shkak se ndjente cënimin dhe diskriminimin që institucionet qendrore u bëjnë komunave shqiptare.
Ajo kaq mund të bënte , por reagimi i hapur i saj kundrejt politikave të gabuara të partnerit maqedonas të partisë së saj, ia pamundësonin Tetovës synimet që kishte ,që sanksionohej në mënyrë të padrejtë.
Ajo veproi mes krizash politike por edhe atyre natyrore por ia doli përballë këtyre dy stuhive . Krizat natyrore e vëndonin në sprova njerëzore ndërsa tjetra i përkiste asaj politike .
Në të parën ajo u përballë me ndotjen, por Jugohromi nuk është më dhe ajo ka meritat e veta në këtë drejtim si kreu i Komunës bashkë me institucione tjera duke bashkëvepruar.
Tetova , më saktë disa zona të kësaj komune u përballën me fatkeqësi natyrore dhe me tragjedi shkatërruese përfshirë zonat malore dhe ato rurale sic janë Shipkovica, Poroji, Recica .
Ajo e menaxhoi edhe këtë situatë , ndoshta jo në mënyrë perfekte , por ia doli.
Në qeverisjen e saj u zgjidh problemi me ujin dhe mbeturinat nuk janë më.
Por një qeverisje nuk është gjithmonë perfekte dhe mandati i saj i dytë është një udhëtim drejt projekteve që ajo i ka në programin e saj të një qeverisjeje në rrethana krejtësisht tjera.Në një moment kur vendi duket më i stabilizuar politikisht, fushëveprimi politik dhe relacionet midis pushteteve janë më lehtësuese për të realizuar premtime që janë jetësore për qytetarët e Tetovës që kanë nevojë për më shumë ndryshime tjera.
Ka aq shumë zbrazërira në qytetet shqiptare sa kurrë s’mund të thuash se ke bërë më të mirën.Ja përse Teuta Arifi kërkon edhe një mandat në rrethana ndryshe shumëfish më lehtësuese nga cfarë e kishte për të bërë akoma më shumë rreth planeve urbanistike, investimeve në infrastrukturë dhe mbrojtje të ambientit si dhe zhvillim të arsimit .
Kush është TEUTA ARIFI
Kryetare e Tetovës
Dr. Teuta Arifi diplomoi për filologji në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, në vitin 1995 magjistroi për filozofi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Maqedoni. Ndërsa doktoroi për filologji në Universistetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
Ajo u zgjodh zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane në korrik të vitit 2011. Dr. Teuta Arifi ka sfond të gjërë politik pasi ishte edhe gruaja e parë shqiptare që u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vitin 2002. Ajo në vazhdimësi u rizgjodh si anëtare e Kuvendit në vitin 2006, 2008 dhe 2011. Si anëtare e Kuvendit ajo kreu një sërë detyrash të rëndësishme, përfshirë këtu edhe funksionin e Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Kryetares së Komisionit për Kulturë dhe anëtares së Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, shef i Delegacionit të Kuvendit në NATO. Ajo gjithashtu mban pozitën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), parti kryesore politike e shqiptarëve në Maqedoni.
Dr. Teuta Arifi ka sfond të njohur akademik pasi që është njëra nga themeluesit e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë ku edhe ka punuar si Profesor i Asociuar i Studimeve Multikulturore. Ajo gjithashtu ka qenë e angazhuar edhe si Asistent Profesor e lëndës Histori e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi.
Portofoli i Teuta Arifit përfshin përvojën ndërkombëtare, si dhe një numër të detyrave të rëndësishme me organizatat ndërkombëtare.
Ajo ka qenë e angazhuar si anëtare e ekipit hulumtues të Institutit të Paqes pranë Universitetit të Hamburgut, lidhur me punën e Komisionerit të Lartë të pakicave në OSBE;
Ka qenë anëtare e Bordit Këshillues të ekipit për hulumtim te pozitës së minoriteteve në Evropën jugore, Iniciativa e Evropës qëndrore – Budapest;
Anëtare e Byrosë së Komitetit Drejtues për barazi të Këshillit të Evropës;
Strasburg; anëtare e ekipit të OSBE-së për vëzhgim të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri më 1995;
Anëtare e delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Konferencën e Katërt Botërore për të drejtat e grave, Pekin; dhe anëtare e delegacionit të Maqedonisë në OSBE, Vienë, si pjesë e grupit punues për Dimensionin Njerëzor.

Comments

comments