Thaçi: Anëtarësimi i shteteve të rajonit në NATO, do të jetësohet

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence.

“Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtjesore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë”.

“Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve”.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO” ka thënë Presidenti Hashim Thaçi. ë Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ , i cili po mbahet në Podgoricë edhe është  bashkë-organizohet nga  Mali i Zi dhe  Maqedonia.

Thaçi tha se Samiti i Kartës së Adriatikut  këtë vit është shumë i veçantë. “Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet”, theksoi  Presidenti. Në kuadër të këtij samiti Thaçi,  zhvilloi  takim bilateral edhe me zëvendespresidentin e SHBA-së, Michael Pence.

 

Comments

comments