Thaçi e Haradinaj: Miratimi i ligjit për shqipen një e arritur e lartë

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeminsitri Ramush Haradinaj kanë përshëndetur miratimin e ligjit për shqipen në Kuvendin e Maqedonisë.

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore.

“Miratimimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marreveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë”, shkruan thaci në facebook.

Ndërsa krymeinsitri Ramush Haradinaj në një postim të tij shkruan: Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë është lajm i gëzueshëm dhe arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Njëkohësisht, është hap i rëndësishëm për tërë rajonin dhe të ardhmen e tij euro-atlantike. Ndërtimi i harmonisë ndër-etnike promovon paqe dhe stabilitet rajonal. Maqedonia, sot, e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë për ndërtimin e një të ardhme të ndritur për të gjithë. Urime të gjithë bashkëkombësve në Maqedoni”, shkruan Thaçi.

Komentet

komentet