Thaçi për sulmin terrorist në Paris: U kërcënuan vlerat tona të përbashkëta

Thaçi për sulmin terrorist në Paris: U kërcënuan vlerat tona të përbashkëta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Twitter u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris

Thaçi, pos ngushëllimit, ka thënë se vlerat tona të përbashkëta u kërcënuan edhe një herë në Paris.

“Në mendjet tona i kemi policët e vrarë sonte në Paris. Vlerat tona të përbashkëta u kërcënuan edhe një herë në Paris”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Paris, gjegjësisht në bulevardin “Champs-Elysees” një sulmues kishte shtënë me armë zjarri drejtë një polici, të cilin e la të vdekur dhe plagosi dy persona të tjerë.

Pothuajse pas një ore pas sulmit, grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë.