Thaçi po i vazhdon takimet në SHBA

Presidenti i Kosovës ka filluar që një nga një t’i realizojë takimet, të cilat ditë më parë i paralajmëroi kur bëri të ditur se gjendej për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Kosovës në vazhdën e këtyre takimeve një e ka pasur dhe me Frederick Kempe, president i Atlantic Council, një “think tank”, i rëndësishëm më bazë në Uashington.

“Pata kënaqësinë të takoj Frederick Kempe. Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euroatlantike. Kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Atlantic Council është platformë e mrekullueshme për të promovuar këtë agjendë”.

Comments

comments