Thirrje për padëgjueshmëri qytetare në Maqedoni

0

Disa shoqata maqedonase të afërta me VMRO-DPMNE kanë bërë thirrje për padëgjueshmëri qytetare, duke theksuar se për ta nuk është legjim Kuvendi dhe Qeveria aktuale në Maqedoni.

Pjesë e kësaj thirrje janë: Shoqata “Trvdokorni” bashkë me Forcat e Bashkuara Maqedonase (MOS), Lëvizja “Rilindje” dhe Kongresin Botëror Maqedonas të Todor Petrovit.

“Bëjmë thirrje për fushatë për padëgjueshmëri qytetare, që është një mjet qytetar për të kundërshtuar dhunën politike ndaj popullit maqedonas. Në një situate të sulmeve për plaçkitjen e shtetësisë maqedonase, I bëjmë thirrje të gjithë maqedonasve dhe miqve të popullit tone, që në çdo vend dhe në forma të ndryshme të padëgjueshmërisë qytetare të mbrojmë shtëpinë tone dhe shtetësinë tone që e paguam shtrenjtë”, thuhet në komunikatën e tyre.  Më tej nënvizohet se kjo fushatë do të jetë kundër forcave të brendshme, si parti dhe organizata, por edhe individë që kryejnë veprime për realizimin e planeve për asgjësimin e kombit maqedonas.

“Nuk njohim si legjitime organet e Kuvendit, Qeverisë dhe gjyqësorin, derisa drejtimi i tyre nuk i kthehet bartësi historik legjitim – populli maqedonas. Në çdo rast do ti rezistojmë vendimeve të tyre”, thekson komunikata.

Kjo ndërlidhet siç shkruhet me ligjin për gjuhët, ku siç thuhet po vendoset shteti dygjuhësh, marrëveshja me Bullgarinë që popullin maqedonas e trajton si bullgar dhe ndërrimi i emrit.

Gjithashtu apelohet që deputetët siç thuhet maqedonas të kenë kujdes sepse  do të shpallen tradhëtar dhe për këto veprime do ti dënojë edhe historia e kombit maqedonas. (INA)

Komentet

komentet