Tmerr në Selanik: Makina godet këmbësorët, mes tyre dy shtetas të Maqedonisë, vajza e re në gjendje kritike

0

Një makinë goditi tre këmbësorë në Selanik, të gjithë të plagosur u dërguan në spital me lëndime të rënda, njoftojnë mediat greke.Mediat greke shkruajnë se dy të plagosurit janë shtetas maqedonas.

Bëhet fjalë për të plagosur të moshës 67 vjeçare, 63 vjeçare, dhe një 27 vjeçare, e cila ka plagë në kokë dhe në legen. Siç transmetonjnë mediat, vajza 27-vjeçare është në gjendje kritike.

Deri tek aksidenti erdhi pasi shoferi i makinës humbi kontrollin e automjetit dhe goditi këmbësorët.

Policia e trafikut tha se aksidenti i trafikut ka ndodhi afër IKEA, drejt aeroportit të Selanikut./TS/

Komentet

komentet