Tmerri në Portugali, avioni ulet në plazh, dy viktima

Një ditë buzë detit u shndërrua në një ditë tmerri në Portugali, pak kilometra larg Lisbonës. Një avion i vogël turizmi bëri ulje të detyruar në plazhin e Sao Joao në Caparica.

Si pasojë, një burrë rreth të 50-tave dhe një vajzë 8-vjeçar u goditën nga mjeti dhe humbën jetën, ndërsa pushuesit e tjerë u larguan të frikësuar drejt detit. Ngjarja ndodhi rreth 30 kilometra në jug të Lisbonës, në një prej plazheve më të populluara të vendit.

Mjeti fluturues me dy vende Cessna 152, nuk pësoi asnjë dëm. Një dëshmitar i intervistuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, tha se kishte parë avionin teksa fluturonte në kuotë të ulët mbi plazh, por nuk e kishte kuptuar se diçka po shkonte keq derisa pushuesit e tjerë kishin filluar të vraponin.

“Pashë avionin që po ulej gjithnjë e më shumë. Unë isha pranë detit dhe telefonova prindërit e mi. Avioni u ul në rërë duke goditur dy persona. Besoj se një tjetër u plagos, por nuk jam i sigurtë. Më duket shumë e çuditshme që u ul në plazh, por ndoshta i ka mbaruar karburanti”, tha dëshmitari.

Sipas raportimeve të tjera, viktimat kishin qenë duke marrë rreze dielli kur avioni bëri uljen emergjente. Agjencia e lajmeve “Asossiated press” pohoi se vajza që kishte humbur jetën ishte së bashku me prindërit të cilët nuk morën asnjë lëndim. Shkaku i uljes së avionit në plazh mbetet ende i paqartë.

Comments

comments