Tmerrohen qytetarët e një lagje në Tetovë, policia nuk po na ndihmon

Tmerrohen qytetarët e një lagje në Tetovë, policia nuk po na ndihmon

Banorët që jetojnë në rrugën “Boris Kidriq” në Tetovë, janë ankuar sërish se po i tmerron muzika e zëshme në kafiterinë Mambo që gjendet afër tyre.
“Jemi ankuar edhe te policia edhe te organet komunale mirëpo nuk po ndermerret asgjë. Dyshojmë se kanë marrë ryshfet që të mos reagojnë. Sonte është situatë e padurueshme, fëmijët nuk mund të flejnë. Nuk po na mbetet rrugëdalje përveç të dalim të protestojmë te komuna ose para policisë”, janë ankuar banorët e lagjes te mediumet lokale.
Ata thonë se kjo situatë zgjatë disa muaj por autoritetet kompetente nuk po çajnë kokën.