Top Channel skandaloz Ramiz Merkon e quan ministër maqedonas! (FOTO)

Televizioni Top Channel në lajmin për takimin e presidentit Ilir Meta me ministrin e Qeverisë së Maqedonisë për Investime të huaja, Ramiz Merko këtë të fundit e ka bërë maqedonas, duke shkruar ministri maqedonas, informon INA.

TCH:Meta pret kryetaren e Preshevës dhe ministrin maqedonas

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=360859

Për këtë kanë reaguar zyrtarë shqiptarë në Qeverinë e Shkupit, duke kritikuar emërtimet e tilla etnike, duke pasur parasysh se Maqedonia është shtet shumëetnik dhe duhet patur kujdes rreth këtyre çështjeve.

Ministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Ramiz Merko pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.  Merko është i njohur si ish-kryetar i komunës së Strugës.

Por ndryshe ka informuar shërbimi për informim I presidencës. (INA)

 

Comments

comments