“Top Channel” shkarkon Sokol Ballën

Pavarësisht se është një ndër televizonet më të mëdha në vend, Top Channel gjendet në një krizë të vërtetë.

Pas largimit të disa gazetarëve, moderatorëve e aktorë të njohur, edhe Sokol Balla është shkarkuar nga puna.

Bëhet fjalë për pozicionin si drejtor i informacionit në TCH.

Nga raportimet e deri më tanishme në TCH ka shkarkuar nga detyra Sokol Ballen dhe ne vend te tij eshte emëruar gazetari Endri Xhafo.

Xhafo kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga ABC News dhe ishte rikthyer në Top Channel sërish.

Motivi i shkarkimit të Ballës nga ky post mbetet ende i paqartë, por mesohet se ai do të vazhdojë të moderojë emisionin “Top Story”. /albeu.com/

Comments

comments