Tradita shqiptare dhe iso-polifonia ndërthuret me kryeveprën e Shekspirit

Me regji të regjisorit amerikan Justin Anderson, në Teatrin Metropol në Tiranë do të prezantohet premiera e shfaqjes “Nata e dymbëdhjetë”, shfaqje e famshme kjo e Shekspirit, shkruan KultPlus.

Mirëpo, e veçanta e kësaj shfaqje është ndërthurja e pasurisë shqiptare, traditës dhe iso-polifonisë e cila do të vjen me rolet e : Arbies Komoni, Armela Demaj, Elona Hyseni, Erin Kujofsa, Erjon Hodo, Florian Agalliu, Guri Koço, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mehmet Xhelili, Neritan Liçaj, Parashqevi Hallkaj, Rozi Kostani, Shkëlzen Berisha, Silvio Goskova. Kjo shfaqje do të ngjitet premierë më 6 dhjetor, për tu dhënë më pas edhe reprizat. /Zhurnal/

Comments

comments