Trafiku i drogës, bilanc lufte në Meksike, 31 të vrarë në 48 orët e fundit, mes tyre tre fëmijë

0

Tridhjetë e një  përsona janë vrarë gjatë 48 orëve të fundit në Chihuahua, një shtet në Meksikën veriore që kufizohet me Shtetet e Bashkuara, që po përjeton një valë të re të dhunës në lidhje me trafikimin e drogës, tha të shtunën zyra e prokurorisë.
Shtatë persona u qëlluan gjithashtu të enjten dhe të premten, tha burimi. Të shtunën, një person tjetër vdiq si pasojë e lëndimeve të tij.
Nga 31 të vdekurit, janë katër gra dhe tre adoleshentë të moshës 14, 15 dhe 17 vjeç.
Kjo gjakderdhje është rezultat i zgjidhjes së llogarive midis grupeve rivale të trafikantëve të drogës që u përkasin karteleve të Juarez dhe Sinaloa, tha për AFP një zëdhënës i prokurorit, Carlos Huerta.
Shteti i Chihuahua, i cili ndan një kufi të gjerë me Shtetet e Bashkuara, është një prej shteteve meksikane më të prekura nga dhuna në lidhje me trafikimin e drogës dhe vepron në kartelin e Juárez, rivali i grupeve të tjera kriminale karteli i Sinaloa.
Autoritetet të shtunën vendosën më shumë se 250 policë federalë në rajon.
Pak para kësaj vale të vrasjeve, guvernatori Javier Corral siguroi në një takim të përkushtuar ndaj sigurisë, që viti 2018 të ishte “viti i sigurisë publike në Chihuahua”.
Qyteti i Juarez, pranë qytetit të Teksasit të El Pasos, ishte midis 2008 dhe 2012 një nga qytetet më të rrezikshme në botë me më shumë se 11,000 njerëz të vrarë, shumica e tyre që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Një valë dhune ka goditur Meksikën që nga 2006, duke lënë më shumë se 200,000 të vdekur dhe mijëra të zhdukur. Në fund të nëntorit, në vend u regjistruan 23,101 vrasje, një shifër rekord që nga futja e statistikave në vitin 1997.
Ekspertët thonë se dhuna është pasojë e luftës kundër trafikut të drogës, të nisur në vitin 2006 nga qeveria me ndihmën e ushtrisë, gjë që rezultoi në fragmentimin e karteleve në qeliza më të vogla dhe më të dhunshme.

Komentet

komentet