Tragjikomedia e rrezikshme sllavomaqedone

Savash Veliu

Për shekuj me radhë, forcat e errëta të historisë kanë gjetur rajonin e Ballkanit një potencial të përshtatshëm për të shpërthyer ku janë vërejtur konkurrencat e fuqive të mëdha. Fatmirësisht, gjakderdhjet etnike të viteve 1990, i kemi lënë pas, por situata sot është ende e tensionuar. Kriza qeveritare dhe stagnacioni ekonomik janë të pranishme në shumë shtete, dhe bashkëpunimi shumë i nevojshëm rajonal, është vënë përfund prej rigjallërimit të nacionalizmit.   E gjithë kjo ndodh pasi Rusia ndodhet mbi shpatullat e Serbisë. Rusia është e qartë se duke përdorur Serbinë jo vetëm kërkon të rifitojë një pikëmbështetje në Ballkan, por edhe për të kërkuar hakmarrje ndaj NATO-së, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi me skemat për të rivendosur influencën rajonale të humbur, kur perandoria sovjetike u rrëzua.

Është e rëndësishme, atëherë, për të gjithë për të parë Serbinë ashtu siç është, jo siç pretendon të jetë. Është e rëndësishme për të parë përdorimin e Serbisë nga Rusia dhe skemën e tij të madh për të rimarrë pushtetin përmes Serbisë edhe në Maqedoni duke provokuar në drejtim të rajonit e cila nuk mund të injorohet apo të minimizohet. 

Tani, pas dy dekadave të stabilitetit dhe perspektivat për një të ardhme të begatë, Serbia është kthyer në profesionin e vjetër – duke kërkuar hegjemoni rajonale. Ajo është duke tentuar destabilizimin e Ballkanit, duke zgjeruar ushtrinë e vet dhe duke punuar në drejtim të dominimit ekonomik të një tregu rajonal të përbashkët, të cilin Kosova e gjen të papranueshme dhe fuqimisht kundërshton.

Komuniteti ndërkombëtar nuk duket i mjaftueshëm që të regullojë krizat, dhe Shtetet e Bashkuara, deri tani aktori me më shumë ndikim, as nuk e ka përmendur rajonin, që kur Trumpi erdhi në pushtet.

Bashkimi Europian, bashkfajtorja që ka shtyrë procesin e reformave derimë tani, dhe seriozisht nuk është marrë me 18 milionë banorët e shteteve të Ballkanit që nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Por ndërkohë që procesi i shkopit dhe karrotës për anëtarësimin në BE nuk ka arritur ta ndryshojë rrënjësisht rajonin, humbja e shpresave tek një e ardhme europiane, do të ishte kthim tek një e kaluar e rrezikshme.

Kurse Gruevski dhe stetoskopi i tij Ivanovi me pajtashët politik, kanë bërë mjaftë që gjatë kësaj dekade njerëzit të urrejnë njëri tjetrin duke u bërë shkaktarë për të ushtruar terrorë sistematik shtetëror veçmas mbi shqiptarët duke inskenuar skenare rrahjesh në rrugë, autobusa, në kala, luftës mes kryqit dhe shqiponjës, vrasjet makabre ‘’monstra’’, likuidimi i ideatorëve të konfliktit të 2001, rasti ‘’kumanova e shumë të tjerë!

Lideri i VMRO-së me dekada ka punuar në trushpërlarjen e pjesëtarëve partiakë bashkë edhe të elektoratit votues të saj duke përgaditur të sakrifikoj dhe të shkatërroj shtetinë dhe të gjithë njerëzitë, vetëm për ti ikur drejtësisë.            

Veprimet e papërgjegjshme brenda këtij shteti të brisht e rrethuar me fqinjët po me të njëjtat situata krizash dhe kaosesh që tregon thjesht se  VMRO lozë në kartelën ruski rulet – ‘’o liri o vdekje’’ që lehtë mund të katandiset drejtë një situate dramatike e paparashikuar për tu kontrolluar nga ky minifaktor i asdisur që sillet si adoleshent duke sjellur popullin dhe shtetin buzluftës pasi atë e varfëruan dhe skajsmërisht diskriminoj shqiptarët si politikisht, ekonomikisht ashtu edhe kulturalisht.   

Ata situatën e sajojnë nën pretekstin se partitë shqiptare bashkë me LSDM-në kanë përpiluar ‘’Platformën Shqiptare’’ dhe atë në Tiranë që parasheh dygjuhësinë dhe federalizimin që cënon unitaritetinë e shtetitë maqedon dhe kështu me patëdrejtë vazhdojnë të mbajnë peng gjithë pushtetin politik shtetëror. Mundësi kjo që u ofron të organizojnë ‘destabilizim të kontrolluar’ përmes paramilitarëve të armatosur partiak legalisht, me gjasa që udhëheqja aktuale partiake të Faktorizohet në negocuese për ri-stabilizimin e situatës, me gjasa të ikin burgosjes duke siguruar amnisti për vete, por duke haruar se edhe kjo ka një çmim që situata lehtë të dal nga kontrolli e puçi të kthehet në kontrapuç.

Nëse e shikojmë në aspektin tjetër situatën, atëherë Protestatë e organizuara prej çiftit Gruevski & Ivanov janë thjeshtë tallje dhe përbuzje me mendjen dhe inteligjencën e vet maqedonçeve, veprime që njollosinë dhe nxijnë karakterin e popullit sllavomaqedonçe përball shqiptarëve. Protestat duken qartë se janë të organizuara vetëm për të shpëtuar një grusht ish-oligarkësh politik të korruptuar thellë e gjërë që nuk ngurojnë të lënë njoll turpi në bashkëjetesën me shqiptarët që jetojnë dhe flasin dembabadem shqipë pa penguar askend që njëkohësisht janë vetëm përforcues dhe mbrojtësit e vet shtetit e jo agresorët e tij. 

Në këtë rast serioz duhet të futet në skenë diplomacia preventive e botës perëndimore për të frenuar ‘zagarin’ e tyre të asdisur serbinë duke lejuar Ballkanin të kalojë në momentin e fundit drejt një paqeje të qëndrueshme dhe për të parandaluar një fitore për forcat më të errëta të rajonit.

Por sot me të drejtë mund të themi se edhe fitorja e fundit e Turqisë në ndryshimin e Sistemit Politik Shtetëror në vend dukshëm do të reflektohet në stabilizimin dhe baraspeshimin e frustracioneve negative ultranacionaliste në rajon e më gjërë duke u kthyer në një faktor bazik për të menaxhuar edhe në ndërhyrjet agresive të pamatura edhe të SHBA-së edhe të Rusisë në Ballkan si rajone konfliktuoze!  

Comments

comments