Tre sulme vetvrasëse me bomba në qendër të Damaskut

TOPSHOTS - Smoke rises from buildings in Syria's eastern town of Deir Ezzor on August 13, 2013 following an airstrike by government forces. Syrian opposition activists, including National Coalition members, have drawn up a transitional roadmap including a call for national reconciliation and justice for "all of Syria's victims," a statement said. TOPSHOTS / AFP PHOTO / ABO SHUJA (Photo credit should read ABO SHUJA/AFP/Getty Images)

Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në tre sume vetvrasëse në afërsi të stacionit kryesor policor në Damask, kumtoi Ministria siriane e Punëve të Brendshme.

Sulmuesit kanë tentuar të hyjnë në qendrën komanduese të policisë dhe janë përleshur me sigurimin, pas çka e kanë aktivuar mjetin shpërthyes para hyrjes në objekt. Policët e kanë bllokuar sulmuesin e tretë pas ndërtesës, ku ai është hedhur në erë në hyrje të një tregu në rrugën e njëjtë.

Para dhjetë ditëve, në tre sulme vetvrasëse, u sulmua stacioni policor në pjesën tjetër të qytetit, me ç’rast janë vrarë 16 njerëz, ndërsa përgjegjësinë e ndërmori Shteti Islamik. /Tetova Sot/

 

Comments

comments