Tri arsye pse nuk duhet të vishni take të larta?

Shumë femra ende nuk janë në dijeni se sa të rrezikshme janë taket e larta. Këmbët janë struktura fleksibile, por këpucët e papërshtatshme mund t’i deformojnë ato.
Ekspertët tregojnë për tre problemet më të zakonshme që mund të ndodhin pasi të vishni këpucë me take larta për një kohë të gjatë.1. Ënjtja e eshtrave

Fjala është për rritje anormale të eshtrave, fillimisht në gishtin e madh. Kjo ënjtje e kyçit të gishtit të madh zgjerohet, pasi që shtypet nga gishtat e tjerë të këmbës.

Ato bëjnë presion mbi gishtin e madh dhe e shtyn përtej profilit normal të këmbës, duke rezultuar në dhimbje.

2. Goditja e gishtit

Goditja e gishtit është lëndim shumë i zakonshëm. Kjo lëndon tetivat e gishtit të fundit të këmbës, që mund të ndajë eshtrat e gishtave edhe në pjesë më të vogla, transmeton telegrafi.
3. Enjtja e thembrës

Enjtja e thembrës shkakton dhimbjen në strukturën e butë të këmbës, përkatësisht vendin e lidhjes së pjesës së “Akilit” me tetivat e këmbës, dhe kjo mund t’ju dërgojë gjer tek formimi i superstrukturës të eshtrave, si rezultat i presionit të qëndrueshëm dhe fërkimit të madh të këpucëve.

Nëse dhimbja nuk trajtohet dhe vjen deri te formimi i ënjtjes së kësaj pjese, atëherë kjo mund të hiqet vetëm me anë të ndërhyrjes kirurgjike.

Comments

comments