Tronditet Shkupi, gjyshja e detyron vajzën 11 vjeçare të kryejë marrëdhënie me nipin e saj

Shkupi është në shok nga një rast që ka ndodhur në lagjen Shuto Orizarë, ku një grua e moshuar dyshohet se e ka detyruar një vajzë 11 vjeçare t’i bëhet nuse nipit të saj, madje edhe duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rasti ka ndodhur më 29 dhjetor, kurse në polici është paraqitur më 3 janar, raporton Gazeta Lajm. Përveç që është detyruar të kryejë marrëdhënie, njëmbëdhjetëvjeçarja ka njoftuar policinë se është mbajtur peng kundër vullnetit të saj, deri sa ka arritur të ikë më 30 dhjetor. Ndryshe vajza 11 vjeçare ka qenë e strehuar në Entin publik për përkujdesje për fëmijët me probleme sociale dhe sjellje devijante- Shkup. Golgota e saj ka filluar pas takimit me një shoqe në lagjen Butel 1. Në vazhdim Gazeta Lajm ju sjell kumtesën integrale të policisë lidhur me këtë rast:

Më datë 03.01.2017 në ora 12.15, në Stacionin Policor Çair, një punëtor social në Entin publik për përkujdesje për fëmijët me probleme sociale dhe sjellje devijonte- Shkup, së bashku me një 11 vjeçare të strehuar në këtë ent, e cila paraprakisht ka qenë e paraqitur si e zhdukur, kanë denoncuar se më datë 29.12.2016 rreth orës 12 e 30 minuta me autobus ka udhëtuar në lagjen Butel 1 dhe në stacionin e autobusëve në këtë lagje është takuar me një tjetër vajzë e cila ka qenë e strehuar në të njëjtin ent. Prej aty së bashku kanë shkuar te gjyshja e vajzës së dytë. Sipas pohimit të vajzës së parë, gjyshja e vajzës së dytë i ka thënë se do t’i bëhet nuse dhe nuk do të largohet nga shtëpia e saj, me çrast e ka tërhequr për flokë. Në ato momente ka arritur nipi i saj me të cilin e kanë futur në dhomë tjetër, ua kanë mbyllur derën dhe ai ka tentuar të bëjë marrëdhënie seksuale me vajzën.

Vajza, fillimisht ka kundërshtuar, kurse pastaj është pajtuar të kryejë marrëdhënie. Gjyshja e vajzës së dytë nuk e ka lejuar të largohet nga shtëpia. Më datë 30.12.2016 vajza 11 vjeçare ka arritur të ikë dhe për rastin e ka njoftuar xhaxhin e saj. Policia po merr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Comments

comments