Trump: “Gati të godasim!” Kim: “Do ju bëjmë copë!”

Presidenti kinez Xi Jinping, në një telefonatë të djeshme me homologun amerikan Donald Trump, tha se të gjitha palët e përfshira do të duhej të “parandalonin retorikë apo veprime të tilla që të përkeqësojnë tensionet në Gadishullin Korean”. Lajmin e ka dhënë Televizioni Shtetëror, sipas të cilit Xi ka theksuar se Pekini dhe Uashingtoni janë të interesuar për denuklearizimin e gadishullit. Trump kishte paralajmëruar se do të kishte një bisedë telefonike me presidentin kinez. Ndërkohë, forcat e mbrojtjes japoneze kanë përfunduar vendosjen dhe vënien në punë të raketave interceptuese. “Do të bëj gjithçka, më të mirën e aftësive të mia, për të mbrojtur sigurinë dhe mirëqenien e popullit japonez”, tha Kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Erërat e luftës ndërmjet SHBA dhe Koresë së Veriut janë duke fryrë gjithnjë e më fortë. Një makth për të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe për tregjet, të cilat tani kanë frikë se tani mund të gjendemi vërtetë në prag të një lufte bërthamore. Dhe shkëmbimet e fundit verbale mes Phenianit dhe Uashingtonit nuk lënë hapësirë ??për optimizëm. “Do ju bëjmë copë, do ju asgjësojmë, do të bëjmë hi Shtetet e Bashkuara”, dhe’ provokimi i fundit i madh nga regjimi i Kim Jong-un, i cili akuzon Donald Trump se po e çon botën “në prag të luftës bërthamore”.

“Amerika është gati për të goditur”, u përgjigj presidenti amerikan, i cili në mbrëmje shtoi: “Shpresoj që Kim është i vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj që kam thënë. Do të pendohet për kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara”. Pavarësisht ndarjeve brenda administratës së tij, Trump mban një pozicion të ashpër, sidomos pas kërcënimit të një sulmi në ishullin e Guamit, në territorin e Paqësorit amerikan që është qendra e një prej bazave kryesore ushtarake dhe detare amerikane. Retorika e zjarrit në të dyja anët, pra, nuk ndihmon aspak për të ndaluar një përshkallëzim të paprecedentë. Kjo nuk do të ndihmojë edhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike që – pavarësisht nga çdo gjë që shihet – po vazhdon në prapaskenë.

“Ne jemi duke punuar me aleatët tanë”, ka konfirmuar shefi i Pentagonit James Mattis, duke folur për “katastrofë”, në rast të një konflikti, por duke theksuar përpjekjet me Japoninë dhe Korenë e Jugut për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore. Në fund të fundit – shpjegojnë burime të mirë-informuara në Uashington – ekipi Trump prej disa muajsh ka hapur një kanal të fshehtë dialogu me Phenianin. Dialog për të trajtuar të dyja, çështjen e të burgosurve amerikanë të ndaluar në vend, ashtu edhe përkeqësimin e marrëdhënieve. Një kanal që ata shpresojnë se do të bëhet bazë për një “diskutim më serioz, madje edhe për programin bërthamor të Koresë së Veriut”.

Por shqetësimi në botë po rritet në mënyrë të pashmangshme. “Unë besoj se rreziqet e një lufte janë shumë të larta”, pohon ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë, duke bërë thirrje që të ulen tonet, dhe se në ndërkohë ka vendosur që të forcojë sistemet anti-ajrore të vendosura në Lindjen e Largët, vetëm në zonat ngjitur me Korenë e Veriut. Edhe Japonia – një nga shumë vendet që janë në rrezik në rast të një lufte – është duke forcuar mbrojtjen e saj dhe ka nisur procedurën për vendosjen e raketave interceptuese në pjesën perëndimore të vendit, në përgjigje të planit të Kimit për të sulmuar territorin amerikan të Guamit.

Ndoshta asgjë nuk do të ndodhë, por në ndërkohë, pas Hauaiit, edhe autoritetet e Guamit, një ishull me bazë ushtarake amerikane në Lindjen e Largët, nuk mbetet me duart lidhur dhe u kanë dorëzuar 162,000 banorëve dy fletë me udhëzime mbi atë çfarë duhet të bëjnë, në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. Ndër këshillat e dhëna nga Guam Homeland Security dhe Zyra e Mbrojtjes Civile, është edhe kjo: “Të bëni një listë të vendstrehimeve të mundshme konkrete afër shtëpisë tuaj, shkollës ose vendit të punës”. Në rast sulmi, ata këshillohen që të “mos shikojnë dritën e shpërthimit: mund të verboheni”, dhe pastaj “shtrihuni dhe mbuloni kokën me duar”, duke thënë se “nëse shpërthimi ndodh, vala e goditjes mund të dojë 30 sekonda për të arritur”. Rekomandohet “kur është e mundur një dush me ujë dhe sapun me bollëk (…) pa fërkim të lëkurës” dhe të mos përdoret balsam në flokë, sepse ai “do të lejonte radioaktivitetin në flokët tuaj”. / Ansa

Comments

comments