Trump: Në 100 ditë më kanë masakruar!

“Pavarësisht se sa kam bërë brenda standartit qesharak të 100 ditëve të para, dhe unë kam arritur shumë (duke përfshirë Gjykatën e Lartë) mediat do të masakrojnë!”. Kështu ka shkruajtur në Tuiter, Presidenti i SHBA Donald Trump. Njëqind ditët do të përfundojnë më 29 prill.

Uashington Post shkruan se Aya Hijazi, punëtorja e ndihmës amerikane e mbajtur në Kajro për tre vjet dhe që u bë fytyra e shtypjes brutale të qeverisë egjiptiane, u riatdhesua mbrëmë, pasi administrata Trump negocioi lirimin e saj. Edhe administrata Obama kishte provuar, por më kot. Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë duke punuar për disa javë me presidentin egjiptian Al Sisi për të liruar gruan dhe burrin e saj, Mohamed Hassanein, përveç 4 punëtorëve të tjerë humanitarë. Çifti dhe kolegët e tyre ishin burgosur në maj të vitit 2014 me akuzën e abuzimit të fëmijëve dhe trafikut të drogës.

Akuzat  janë quajtur të pabaza nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe autoritetet amerikane.

 

 

 

Comments

comments