Trump përplaset me FBI-në

0

Donald Trump përplaset me FBI rreth përgjimeve të republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kongresi Amerikan deklasifikoi një dosje, përmes së cilës akuzon FBI-në se ka abuzuar me pushtetin dhe ka hetuar për fushatën presidenciale të Donald Trump, me qëllim favorizimin e demokratëve të Hilari Klintonit.

Sipas kësaj dosjeje, hetuesit federalë kanë spiunuar ndihmësit e Trump. Përpara publikimit të këtyre dosjeve, presidenti amerikan tha se demokratët duhet të turpërohen për përdorimin politik të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë. FBI i mohoi këto akuza, duke thënë se ato janë nxjerrë nga konteksti thelbësor.