Turqi, Video e ISIS: Thirrje turqve të rrëzojnë “djallin” Erdogan

Shteti Islamik, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të saj, luftëtarëve të saj turkë të bashkohen për të pushtuar Stambollin dhe të ngrihen kundër regjimit tradhëtar dhe të pabesë të presidentit Tayyip Erdogan.

Në këtë video të dytë, drejtues të ISIS kritikojnë qeverinë turke ndërsa bëjnë thirrje për bashkim në një luftë të vetme.

Sipas mediave turke, në videon të titulluar “Në emër të Zotit të mëshirueshëm”, militantët e ISIS, i drejtohen vëllezërve të tyre turqë, të shëmbin regjimin e mëkatarëve dhe të tradhëtarit Erdogan, që ja shiti Turqinë racistëve PKK-së.

“Ai ja dorëzoi Turqinë ushtrisë siriane, shiti naftën turke dhe shkaktoi masakrën e mijëra muslimanëve, shiti njerzit e tij. Ai i hapi dyert e Turqisë për mëkatarët, amerikanët, avionët e të cilëve u qëlluan nga muslimanët e shtetit islamik ndërsa Erdogan vazhdon të mbrojë ateistët e PKK-së. Ai ju ka shndërruar në skllevër të SHBA-ve dhe ka shitur vlerat tuaja. I mallkuari Tayyip Erdogan vazhdon të serviloset vetëm për të mbajtur postin e tij, post të cilin shumë shpejt do ta humbasë”.

Në këtë video, turqve iu bëhet thirrje të rrëzojnë këtë pushtet, pa humbur më shumë kohë. Sipas militantëtve të ISIS, Presidenti Erdogan apo Parlamenti, nuk mund të bëjnë asgjë për popullin e vet, ndaj populli duhet të ngrihet, të luftojë kundër “djallit dhe miqve të tij”.

Comments

comments