Turqi, vriten 12 ushtarë nga sulmet e kurdëve. 7 të tjerë të plagosur

Turqia është tronditur këtë të mërkurë edhe nga dy sulme të tjera me bombë, njëra në provincën juglindore të Siirtit. Si pasojë e shpërthimit të eksplozivit në një autostradë kur po kalonte një mjet ushtarak, kanë humbur jetën 8 ushtarë turq dhe 7 të tjerë janë plagosur. Bomba tjetër shpërtheu në provincën e Diyarbakirit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ushtria turke, ndërkohë që ende nuk ka asnjë organizatë që të ketë marrë përsipër sulmin. Ushtria ka fajësuar militantët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në një tjetër incident, 4 ushtarë turq kanë humbur jetën si pasojë e shkëmbim-zjarrit me PKK-në në provincën e Diyarbakirit. Sulmet vijnë në vazhdën e një vale të dhunshme që ka kapluar Turqinë, pas dështimit të armëpushimit dyvjeçar me kurdët.

Turqia është gjithashtu në gjendje alarmi edhe për shkak të sulmeve ajrore ndaj grupit të Shtetit Islamik në Siri, si front i dytë lufte, veç sulmeve ndaj kurdëve, që prej muajit të kaluar.

Comments

comments