Turqia marrëveshje me Rusinë, blen sistemit raketor të avionëve S-400

Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blerë sistemin e raketave të avionëve S-400…

Gazetat turke kanë cituar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku ka thënë se marrëveshja është nënshkruar dhe se është bërë pagesa e depozitës.

Kozhin, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe se “po bëhen përgatitje që kjo kontratë të përmbushet”.

Kozhin tha se “të gjitha vendimet në kontratë janë në përputhje të plotë” me interesat strategjike të Rusisë.

Blerja e armëve nga një furnizues që nuk është furnitorë i NATO-s, ka ngritur shqetësime në shtetet perëndimore.

Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Turqia është e lirë të bëjë blerje të tilla bazuar në nevojat e saj për mbrojtje.

Comments

comments