U bë një javë, asnjë gjurmë për ish-bashkëpunëtorët e arratisur të Mijallkovit (VIDEO)

Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski u bë një javë që janë në arrati. Policia nuk jep detaje nëse ka ndonjë moment të ri nga kërkimi i tyre në terrenin e Maqedonisë, dhe nëse Interpoli ka arritur të gjejë ndonjë gjurmë që çon deri tek vendstrehimi i dy të akuzuarve jashtë vendit, raporton SHENJA.
Policia njoftoi se ka shoshitur të gjitha vendet e mundshme ku ka gjasa të jenë fshehur në Maqedoni, por nuk dihet nëse vërtetë Grujovski dhe Boshkovski në mënyrë ilegale kanë dalë jashtë kufirit.
Teksa vazhdojnë kërkimet brenda dhe jashtë vendit, ende diskutohet përgjegjësia për arratisjen e të akuzuarve. Policia akuzon gjykatën për mos dorëzimin e menjëhershëm të vendimit për paraburgim, ndërsa gjykata nuk komenton asgjë lidhur me këto ngjarje.
Kur kërkohej paraburgimi për Grujovskin, gjykata dhe Prokuroria Speciale frikësoheshin nga shkatërrimi i mundshëm i provave, ndikimi tek dëshmitarët dhe arratisja e cila u konfirmua disa ditë më pas. Kjo shkaku i i fletores që ia kishin gjetur në shtëpi, e ku figuronin të gjitha aktivitetet rreth Prokurorisë. Dyshimet rriteshin edhe shkaku i relacioneve të ngushta të Grujovskit me të punësuarit në DSK, që ka gjasa ti ndihmojnë në arratisje, pasi që ende i binden urdhrave të tij.
Ish funksionarët e DSK-së janë të akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” për përgjimin masiv të qytetarëve ilegalisht, dhe për shkatërrimin e pajisjeve dhe dokumentacionit ku figuronin këto aktivitete të paligjshme.
Këshilli për fakte ka filluar tashmë me vlerësimin e punës së gjykatësve në lëndët “Target” dhe “Fortesa” për të konstatuar nëse ata janë përgjegjës për arratisjen e Grujovskit dhe Boshkovskit ose kanë punuar sipas ligjit. Nëse konstatohen shkelje, ato do të dërgohen në Këshillin Gjyqësor dhe më pas këshilli ka të drejtë të propozojë shkarkim ose masa disiplinore.
Ferikan Iljazi Arifi

Grujovski dhe Boshkovski një javë në arrati by tvshenjaofficial

 

Comments

comments