Uashingtoni i nxjerrë dhëmbët, godet indirekt Ivanovin dhe Gruevskin ?!

Uashingtoni i nxjerrë dhëmbët, godet indirekt Ivanovin dhe Gruevskin ?!

Lidhur me zhvillimet e fundit politike reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit duke theksuar se politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e Qeverisë, e zhvlerësojnë stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

Një nga zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase se qytetarët kanë zgjedhur përfaqësuesit parlamentar në dhjetor dhe ka një shumicë të qartë në Parlament e cila pret që të formojë Qeveri.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Maqedonisë që të bëjnë gjithçka që munden për të formuar një Qeveri pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e familjes euro-atlantike, nënvizon zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mes tjerash, theksohet se Uashingtoni do të punojë me partnerët evropianë për të inkurajuar këta politikanë që të ndalin obstrukcionet e tyre, duke përfshirë edhe mundësinë që të njëjtit të japin përgjegjësi për veprimet e tyre. (INA)