Uashingtoni ia bëri me dije Zaevit: Zgjidheni vetë emrin, SHBA vetëm përkrahje

0

Zyrtari i lartë amerikan Ves Mitçell sot në Shkup porositi se vetë Maqedonia me Greqinë duhet të gjejnë zgjidhjen sa i përket kontestit të emrit dhe se SHBA-të mundet vetëm të mbështesin ate.

Ai këtë e theksoi pas takimit që pati me kryeministrin Zoran Zaev, ku më pas dolën në një konferencë me gazetarët.

“SHBA mbështesin dyja palët që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për emrin. SHBA vetëm e mbështesin procesit, ndërsa zgjidhja duhet të vjen nga dyja palët e përfshira”, tha Mitçell. Sipas tij, SHBA mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE dhe se shprehin mirënjohje për kontributin dhe pjesëmarrjen në misionet paqësore globale.

Zaev theksoi se procesi për zgjidhjen e emrit është në fazën finale dhe se sipas tij duhet një zgjidhje e dinjitetshme.

““Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit. Ne presim ndihmë që do të inkurajoj të dyja palët. Kur jeni rëndë dhe keq, mirë do të ishte të ftoni miqtë sikur SHBA-të”, nënvizoi kryeministri Zaev.

Komentet

komentet