Ulqin, dërgimi në burg i Dr. Nail Dragës pasqyron gjendjen tonë të...

Ulqin, dërgimi në burg i Dr. Nail Dragës pasqyron gjendjen tonë të mjerueshme

OJQ Mogul fton te gjithe koleget e shoqerise civile dhe intelektualet e Ulqinit ne nje takim konsultativ me rastin e dergimit ne burg per vuajtje te denimit 6 mujor per kolegun tone Dr Nail Dragen, kështu thuhet në një njoftim nga kjo OJQ në faqen e vet të fb.

Kjo ngjarje, qe pasqyron gjendjen tone te mjerueshme, nuk duhet te kaloje pa reagimin tone, se paku me nje deklarate!?

Takimi do te mbahet ne lokalet e Ojq Mogul dhe Horizonti i ri , Kodra p.n. neser (e enjte) ne 12h, përfundon postimi i kësaj OJQ-je.

Po në lidhje me këtë udhëheqësi i OJQ Mogul, Xhemal Peroviqi në një koment të tij në këtë post shton.
”Cfare turpi, per subjektet politike shqipetare, per intelektualet, per te gjithe neve. Kush shkoj ne burge per shkaterrimin dhe plackitjen e gati te gjitha ndermarrjeve te Ulqinit, per Kryporen, Galebin,..?! Apo ato jane plackitur me tender, me procedura te rregullta?! Mos te flasim per Sveto Maroviqin, qe vet ka deklaruar se eshte ne krye te grupit kriminel te organizuar, (qindra miliona ne pyetje…?!) dhe nuk po e “vuan” ende denimin qesharak.!”, shkruan Peroviqi.