Unë jetoj me 1800 denarë, ministrat e deputetët me nga 2 mijë euro, shpërthen kumanovari

0

Një i ri 28 vjeçar nga Kumanova, i cili ka mbaruar fakultetin ekonomik në një nga universitetet në Maqedoni, por ka disa vite që është i papunë dhe se si rast social ai merrë vetëm 1.800  denarë apo më pak se 30 euro në muaj.

Ai thotë se quhet Arsim dhe se shqetësimi i tij është se nuk mund të përballojë këto padrejtësi në këtë shtet, pasi që deri para disa muajve ndihmën sociale e kishte rreth 45 euro, dhe se kryeministri e Qeveria e tij në vend të rritjes së tyre, ashtu siç ka premtuar, ai i shkurtoi edhe më shumë.

“Zaevi na premtoi se do të rriten ndihmat, rrogat dhe se do të ketë punësime. Por spo ndodhë asgjë”, rrëfen Arsimi për INA.

Ai thotë se ka kërkuar punë në shumë konkurse për punë profesionale me arsimim të lartë, e deri në markete e kafeteri, ku i kanë thënë se duan profile tjera dhe që e njohin punën e këtillë.

Ai thotë se ku është barazia sociale dhe se shteti pse nuk kujdeset për kategoritë sociale. “Ku janë këta njerëz, si është e mundur që një ministër apo funksionarë tjetër merrë rrogë mbi 2 mijë euro, ndërsa një kuadër me arsimim të lartë dhe që nuk ka punë, shteti i jep një asistencë sociale deri në 30 euro. Me këtë të ardhur si mund të planifikojë familje, kur nuk mund të mbajë veten”, thotë i riu kumanovar.

Ai thotë se si çdo i ri tjetër, duke mos patur rrugëzgjidhje, po planifikon që të largohet drejt vendeve europerëndimore. (INA)

Komentet

komentet