Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik anëtarësohet në Asociacionin Evropian të Universiteteve

Edhe një arritje e rëndësishme për Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup!

Pas rangimit si universiteti më i mirë në kategorinë e mësimdhënies dhe arsimit sipas listës së Shangait për vitin akademik 2015/2016, UNB së fundmi është pranuar si anëtar në Asociacionin Evropian të Universiteteve (European University Assocation – EUA).

Ky asociacion paraqet organizimin më serioz të universiteteve në kontinentin e Evropës me ndikim global në lëminë e arsimit të lartë. EUA përfaqëson mbi 850 universitete nga 47 shtete të ndryshme.

Anëtarsimi i UNB-së në këtë institucion vjen pas një pune të suksesshme dhe dobiprurëse dhjetëvjeçare për arsimin e lartë dhe shoqërinë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit dhe Turqinë. Me këtë hap domethënës në ngritjen e tij si institucion serioz dhe kualitativ në arsimin e lartë në vend, UNB hap shtigje të reja për ndërkombëtarizimin e mëtejmë të ofertës së tij akademike dhe fuqizimin e bashkëpunimit arsimor dhe shkencor me universitete të ndryshme nga mbarë kontinenti i Evropës.

 

 

 

Comments

comments