Urdhri i Haradinajt që nuk u zbatua gjatë arrestimit të Gjuriqit

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai kishte preferuar që shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, menjëherë pas arrestimit, të depërtohej në Serbi – transmeton Periskopi.

Në një intervistë për Happy TV të Serbisë, Haradinaj ka thënë se nuk kishte dashur që Gjuriq të sillej në Prishtinë, ashtu siç e ndodhi.

Tutje, kryeministri bëri të ditur se e kishte lutur Gjuriqin që të priste derisa t’i lëshohej leja, e të mos vinte në Kosovë.

“Edhe personalisht e kam lutur, përmes të gjitha kanaleve, të priste deri të nesërmen kur do të skadonte ndalimi i hyrjes. Po të kishte pritur edhe një ditë, gjithçka do të ishte në rregull. E dini, po të mos reagonim, do të reagonte opozita”, shtoi Haradinaj.

“Ishin një sërë rrethanash të vështira, dhe Serbia gaboi”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Haradinaj tha se askush nga udhëheqësit në Kosovë nuk ishte i interesuar që kjo punë të zgjatej.

“Unë isha për atë që ai të mos sillej në Prishtinë, që sa më parë të kryhej ajo punë dhe ai njeri të kthehej në shtëpinë e tij”,  deklaroi Haradinaj.

Në anën tjetër, vetë kryeministri Haradinaj kishte reaguar tek pas 24 orëve pas arrestimit të Marko Gjuriqit.

Ishte raportuar se Haradinaj nuk kishte pasur njohuri për aksionin e forcave policore në Veri.