Vdiq një nga politikanët më të urtë të Luginës së Preshevës

0

Në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë profesori i Biologjisë Zeqirja Fazliu. Profesori i ndjerë ka qenë në pension ndërsa ka punuar si profesor i lëndës së biologiisë në Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë. Fazliu ka qenë kryetari dhe themeluesi i parë i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, ndërsa së fundi ishte kryetar nderi i kësaj partie. Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e hënë, me datë 16 prill me namazin e Ikindisë. Ai konsiderohej si një politikanët më të urtë dhe unifikues në Luginën e Preshevës, i cili ishte ndër ata që nuk i kontribuonin dhe fryenin përçarjeve në spektrin politik në Luginë, gjegjësisht në Preshevë. (INA)

Komentet

komentet