Vendimi i gjyqtarit që la pa fjalë Messin dhe jo vetëm atë (VIDEO)

Messi mund të dënohet nga UEFA, pasi preku gjyqtarin në sfidën ndaj Juventusit, ku Barcelona fitoi 3:0.

Messi nuk u nda i kënaqur pas një ndërhyrje dhe kërkoi që të ndëshkojë me kartonë lojtarin e Juventusit dhe gjatë insistimit për ta ndëshkuar me të verdhë kundërshtarin, ai preku me dorë nga prapa gjyqtarin.

Insistimi i vazhdueshëm i Messit i kushtoi atij me kartonë të verdhë.

Ndërsa prekja që i bëri Messi gjyqtarit mund të jetë e dëmshme për argjentinasin, gjithmonë nëse gjyqtari shkruan për diçka të tillë në raportin e ndeshjes.

Comments

comments