Vërshime në Kërçovë, mbi 50 shtëpi evakuohen/FOTO

0

Mbi 50 familje në Kërçovë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime massive.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informuan se 50 familje janë vendosur në sallën e sportit të qytetit, ku i janë siguruar gjërat e nevojshme për strehim dhe qëndrim, duke përfshirë ushqime, veshje dhe mbuloja. Më e vërshuar është lagja e njohur si e Prilepit. Sipas MPPS nga vërshimet janë dëmtuar mbi 70 shtëpi në këtë lagje. (INA)

Komentet

komentet