Vërshimet në Shqipëri, Visar Ganiu sfidon qeverinë e Zaevit

Qeveria e Kosovës është solidarizuar me vendbanimet shqiptare të cilat janë kapluar nga vërshimet si pasoj e rreshjeve të shumta dhe intesive, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në drejtim të territorit shqiptar sot udhëtuan 15 kamionë nga Prizreni, Gjilani, Peja e Malisheva, me ushqim për njerëzit dhe kafshët.

Pas përmbytjeve të mëdha me të cilat u përball Shqipëria, nevojat për ushqim për njerëzit dhe bagëtitë janë të mëdha.

Duke parë këtë gjendje, popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan dhe menduan që sadopak ti ndihmojnë banorët e prekur nga vërshimet.

Përpos Kosovës, gatishmëri për ndihma ka shprehur edhe Mali i Zi dhe Serbia.

Presidenti i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka ofruar ndihmë materiale dhe teknike Shqipërisë e vila po përballet me përmbytje të mëdha.

Veç Malit të Zi, ndihmë ka ofruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit zyrtar për media, Vuçiq ka shprehur edhe keqardhjen e tij për përmbytjet dhe ka thënë se “Serbia është e gatshme t’i ofrojë përkrahje teknike dhe ndihmë Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore”.

Për çudi, deri më tani vetëm qeveria e Maqedonisë nuk ka nisur ndihma në rajonet e vëshuara në Republikën e Shqipërisë.

Një përjashtim, në këtë drejtim ka bërë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili në shenjë solidarizimi me bashkëkombasit tanë nga Shqipëria, në rajonet e vërshuara nga dërguar mjete ushqimore dhe higjienike.

“Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje”, është shprehur ai. (INA)

 

 

Comments

comments