Vesa Luma, do ju magjeps në imazhin e fundit (FOTO)

0

Vesa Luma është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, shkruan Gazeta Blic.

Që nga fillimi me muzikën e saj dhe vokalin e veçantë, këngëtarja Luma ka arritur të bëjë një publik të tërë për vete. Ajo tashmë është pak më larg skenës muzikore, e cila siç duket i është përkushtuar familjes.

Vesa para pak kohësh u martua me këngëtarin Big Basta, me të cilin ka edhe një djalë. Çifti momentalisht janë në Zelandën e re të cilët po e zhvillojnë jetën dhe karrierën e tyre.

Në foton e fundit të publikuar nga Vesa, ajo duket e mahnitshme me pamjen e saj, me ç’rast është përgatitur për një aheng familjar.

‘Ju dua ?#partytime #funtime#familytime #holidayparty #newzealand#orakei #auckland’- është mbishkrimi i shoqëruar me foton.

Kujtojmë se Vesa Luma, këngën e fundit e ka publikuar në bashkëpunim me Ervin Gonxhi ‘Ti zemra ime’./GazetaBlic/.

Komentet

komentet