Vetëvrasje e dështuar

Migjen Kajtazi

Mbyllja me forcë e kopertinave të romanit «Kronikë e një vdekje të paralajmëruar» të Markezit ishte krismë e vendimit të marr. Pas shumë kohëve të kaluar duke menduar, duke vën në pyetje gjithë jetën e vetë … morri vendim…të bëjë vetëvrasje . Ky vendim për vetëvrasje është përciellur me shumë hulumtime paraprake për format e ndryshme të vetëvrasjeve. Hulumtive të bëra në rrjetet sociale, në Internet, në literaturen e gjetur në bibliotekë dhe në filmat e shumtë të shikuar. Po qfar mësoj ndër tjera nga këto kërkime ishte edhe fakti i gjetur që nuk kishte një definicion të caktuar pse njerzit bëjn vetëvrasje po në faktë më shumë gjeti informata për periudhën kur njerëzit bëjn vetëvrasje si për shembullë kur një person futet në burg dhe që nga ky moment emri i tijë nuk është i rëndësishëm se ky person duhet të përgjigjet në thirrjen e numërit të celullës së burgut që ka…

Tani që morri vendimin të bëj vetëvrajse e ndiente vetën më i lehtësuar nga barra që kishte dhe që e kishte përciellur që disa vite. Po i gjithë ky vendim nuk mjaftonte të ishte më i qetë se prap se prap kishte një shqetësim tjetër …donte të gjente formën e vetëvrasjes.

Po gjatë gjithë hulumtimeve që kishte bër për vetëvrasje i kishte dhën idenë se si të bënte vetëvrasje. Për të forma më e mirë të bënte vetëvrasje ishte vetëvrasje e porositur pra të gjente një vrasës profesionalistë që të mbaronte punë më të dhe kështu do kishte jehonë më të madhe dhe do mbetej enigmë.

Kishte lën takim me një person të cilin nuk e njifte po kishte dëgjuar që kishte lidhje me nëntokën e qytetit. Takimi ishte caktuar në lokalet e diskotekës «Diamanti» në ora 3h të mëngjesit. Për të mos binte në sy te ndërmjetësi kishte marrur masat e duhura, kishte vendosur mustaqe artificiale, një paruke që i shkonte me mushtaqe dhe një palë syze. Po ashtu kishte ndryshuar stilin e të veshuritë , ishte veshur me një stil sportivë. Ashtu siq ishin marrur vesh, takimi u realizua në një ndër lokalet e diskotekës. Ndërmjetësi nuk humbi kohë dhe pas porosisë të pijeve ju drejtua: Pra, sa kuptova ju dëshironi që ta likvidojmë një personë që jeni në konflikt me të se disa vite?

Po i përgjigjet ndërmjetësit ashtu është, dua që ky person të vritet sa më shpejtë. Ndërmjetësi morri zarfin me letrën ku ishte shkruar emri, mbiemri dhe të dhënat tjera që mjaftonin të identifikohet mirë viktima. Dhe kuptohet një shumë të parave që si paradhënje për angazhimin, shumë që paraqiste 20 % të shumës totale. Nga ky moment i dorëzimit të dhënave të veta për vrasje e ndieu vetën mirë dhe aty ku mendonte se tani i mbetët vetëm realizimi i takimit të dytë me nderëmjetësin për ti dhënë edhe 60 % të shumës totale, ndërmjetësi në largim e sipër ju drejtua: edhe një shqarim, punëtori jonë (kështu e quante vrasësin me pagesë) normalishtë nuk bën pyetje shumë për personin që do e vrasë dhe ka kënaqësi sidomos për disa kategori të përsonave që do vrasë po kur bëhet fjalë për përsona të rëndomtë ka mundësi të refuzojë punën e vetë…

Me këto fjalë u ndanë …Po këto fjalë për mundësin e refuzimit të vrasjesë së tijë e la me dilema të mëdha dhe shpresonte që së paku po ndodhi kjo e papritur në planin e vetë të vetëvrasjesë mundej të bënte thirrje në rritjen e çmimit në vrasjen e vetë të komonduar. Ishte në gjendje të paguante pothuajë dyfishin e shumës së kërkuar. Edhe kështu gjumë nuk kishte po ketë javë mbeti pothuajë zgjutë duke parë të gjitha versionet e përfundimit të jetës së tijë… Po për dilemat tjera kishte menduar ketë javë . Nuk donte që askush të marr veshë për planin e tijë dhe vendosi që së paku gjatë këto ditë të paraqitej që ishte më i afërt me kolegët, më i afërt me rrethin familjar, më i afërt me komshinjët dhe më i qeshur…

Takimi me ndërmjetësin e kishte lën në parkun e madhë dhe të vetmin të qytetit që gjindej në periferi të qytetit. Kësaj radhe takimi nuk ishte në njerin nga tri restorantet që gjindeshin në ketë park të madhë. Po takimi ishte në terrenin e sportit që është i rrethuar nga drunjët e lartë dhe të bukur të ketijë parku të qytetit.Kishte vendosur të ecte nga fillimi i parkut deri te terreni i sportit. Rrugë që kishte bër me qindra herë po kurr nuk kishte matur hapat e vetë e tani që po shkonte në drejtim të ndërmjetisitë të vrasjsës së tijë kishte përshtypje që numëronte hapat e vetë. Nuk kishte deshirë të ecte shpejtë e ky faktë është i quditëshëm për dikënd që njihet se paku për ecjen e vetë të shpejtë. Gjatë ecjës u ndal mu në mesë të rrugës dhe morri frymë thellë dhe shikojë gjithëandej natyrën që tani kishte filluar të venitej po kishte ato ngjyra të bukura që shumë fotografë janë munduar ti «vjedhin» për tu paraqitur me fotografit e tyre te publiku …po në faktë publiku mbetet i etur dhe në pritje të fotografive tjera të këtyre ngjyrave vjeshtore… Eci dhe prap u ndalë duke shikuar pishat që nuk ndërrojnë ngjyrat po prapë se prap mbeten të bukura në qdo stinë të vitit. Duke afruar terrenit të sportit u ndalë te kroni ku u freskua. Kësaj radhe u ndalë dhe pushojë pak më shumë se herat tjera dhe mendojë që do ishte më mirë që qyteti të shfrytëzonte gjithë ketë parkë me dhënjen e mundësis të shfrytëzimit të hapësirave në mbrendi të parkut duke ndërtuar ndonjë kopshtë zologjikë, duke ndërtuar ndonjë liqe artifical, duke ndërtuar kulla të vrojtimit nga pikat strategjike apo të ndërtimit të shtëpive pushimore për fëmijët … që do mundësonte të punësoheshin edhe shumë të rinjë …ashtu duke menduar për këto projekte seq pati një buzëqeshje të vogël në cep të buzëve të veta.I tha vetit : « Po, çfar më duhet se qfar do duhej të bënte qyteti për parkun dhe banorët e vetë… »

Ishte ërrësuar dhe në ketë ërrësir nga rrezatimi i ndezjës së cigares dallojë vendëndodhjen e ndërmjetësi i cili e priste në harkun që përkufizonte pikëgjuajtjenë të lojës së basketbollit në terrenin e sportit. Nxitoj hapat në drejtim të ndërmjetësit dhe në momentin që zgjati dorën ta përshendetë ndërmjetësin dora i mbeti e shtrirë dhe ndërmjetësi nuk ja shtrëngoj dorën po ja dorzojë një zarfë dhe i tha : « punëtori jonë nuk mbaron punë për juve se ka bër hulumtime për personin që do duhej ta vriste dhe këtu në zarfë ke arsyet që pse nuk do mbarojë punë me ketë personë… » dhe ashtu i shtangur dhe me zarfë në dorë nuk shikoj ndërmjetësin i cili në largim e sipër i tha : 20% i parave mbulon shpenzimet tona dhe eci shpejtë në drejtimë të lokaleve. I tronditur në mos relizimi të planit të vetë për vetëvrasje ngadalë hapi zarfin dhe ndezi shkrepësen që ti mundësoj të lexonte dhe shfletojë letrën ku shkrunte : « ky person ka vite që nuk ka kontakt me familje, çdo herë që prezentohët nxjerrë në pahë anën e një kombësie artificale, ka harruar për qka ka qenë i angazhuar me vite të tëra, ka harruar që shtepinë e ka pasur shkollë për lagjen e vetë dhe tanin në fjalorin e tijë biseda fillon me fjalët – ka thën hoxha e ka thën prifiti.Nuk reagon në sharjet që i bëhen heronjëve të vetë, nuk i gëzohet rënjës së shiut burim të vetëm të furnizimit të liqejëve të pakët që ka vendi i vetë, do që toka e tijë të shkrumohët e ti gjasojë tokave të panjohura. Nuk punon asgjë për të quar përpara për atë që u luftua me dekada të tëra, nuk e shefë kush e donë dhe kush ja donë të mirën, nuk i gëzohet ardhjës së vllëzërve e motrave nga mërgimi po thotë erdhën ata…» dhe duke e parë që shkrepsa po i hargjohejë lexojë rreshtat e fundit të letrës që thoshte se ky nese vazhdon kështu është qeshtje kohe kur do mbarojë i tëri… i trishtuar se qfar lexojë për vetën e vetë, duke shikuar majtas e djathtas ndezi shkrepësen edhe një herë dhe e ndezi letrën dhe pa që letra që digjej merrte formën e hartës së vendit të vetë. Afroj duartë që ti ngrofi e nga ngrohtësia e duarëve ndieu një ngrohtësi në shpirtë që nuk kishte ndier që moti dhe kuptoj që fati i tijë është lidhur me fatin e vendit të tijë. Pasi u shua zjarri, ngriti kokën dhe pa që nata ishte gjithëandej po ai kishte shikim të qartë për ta gjetur rrugën e duhur…

Comments

comments