Vetëvritet djali i Fidel Castros

0
File photo taken on June 1, 2016 of Cuban Fidel Castro Diaz-Balart, son of Cuban leader Fidel Castro. Fidel Castro's eldest son committed suicide: Cuba state media on February 1, 2018. / AFP PHOTO / ADALBERTO ROQUE (Photo credit should read ADALBERTO ROQUE/AFP/Getty Images)

Djali më i madh i ish-udhëheqësit kubanez, Fidel Castro ka bërë vetëvrasje.

Fidel Castro Diaz-Balart, 68 vjeçar, po trajtohej për depresion, raportojnë mediat shtetërore.

“Castro Diaz-Balart, i cili po trajtohej nga  një grup mjekësh për disa muaj për shkak të një depresioni të thellë, bëri vetëvrasje këtë mëngjes,” raporton portali “Cubadebate”.

I njohur si “Fidelito” sepse ai dukej shumë si babai i tij, Castro Diaz-Balart lindi në vitin 1949, para se babai i tij drejtoi revolucionin që krijoi shtetin komunist në Kubë dhjetë vjet më vonë, transmeton Klan Kosova.

Komentet

komentet